Telegrafi

Vetaksidentohet një veturë në rrugën Pejë-Rugovë, bie në Lumbardh

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Rugovë, ku një veturë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në lumë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta.

Sipas tij, vetura ka humbur kontrollin dhe ka rënë në Lumbardh.

“Sot më datën 13.09.2019, rreth orës 00:30 minuta, në rrugën Pejë-Rugovë në fshatin Shtupeq ka ndodhur një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, pesë persona që ndodheshin në veturë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë dhe moskujdesi i ngasësit të automjetit, i cili me të arritur në fshatin Shtupeq në drejtim të Pejës, humbë kontrollin e veturës dhe bie në Lumbardh”, ka deklaruar Rugova. /Telegrafi/