Telegrafi

Vetaksident i rëndë në Grabanicë të Klinës, një fëmijë i lënduar dërgohet në QKUK

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e paradites në Grabanicë të Klinës, ku tre persona janë lënduar, ndërsa njëri nga ta fëmijë është dërguar për trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e vetëaksidentit e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi”

“Po, sot ka ndodhur një vetë-aksident në Grabanicë të Klinës. Tre persona janë lënduar, njëri është dërguar për trajtim në QKUK, ndërkaq dy të tjerë pas trajtimit në Spitalin e Pejës janë liruar”, tha Gashi.

Ndërkaq, ‘RADIO 1’ merr vesh se në këtë aksident në mesin e të lënduarve është edhe një fëmijë, i cili është dërguar për trajtim në QKUK.

“Janë pranuar tre të lënduar, njëri prej tyre fëmijë, i cili me lëndime të rënda dhe i intubuar është referuar nën kujdesin e kolegëve tonë nga Peja, drejt QKUK-së. Dy personat tjerë të lënduar po trajtohen në Spitalin e Pejës, jashtë rrezikut për jetën’ ka thënë Besnik Ibraj, mjek në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal në Pejë. /Telegrafi/