Një vetaksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Shtupeq të Pejës, si pasojë një person ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 15:45 Policia është njoftu për një aksident me motoçikletë në Shtupeq të Rugovës. Dy persona kanë qenë aty, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit”, tha Gashi.
Sipas informatave të dhëna, viktima ishte duke drejtuar një motoçikletë që është rrokullisur.
Në motoçikletë ndodhej edhe një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkaq, viktima është identifikuar me inicialet D.K./Telegrafi/