Një vetaksident ka ndodhur në dalje të Suharëkës, saktësisht tek në Qafë të Duhles.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar për Telegrafin se aksidenti ka ardhur pasi shoferi ka humbur kontrollin e kamionit.
“Me datë 04.05.2024 rreth orës 13:30 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë. Një ngasës ka humbur kontrollin e automjetit-kamion”.
Nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore./Telegrafi/