Një vetëaksident me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në fshatin Qungur të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se shoferi i automjetit ka humbur jetën në vend të ngjarjes.
“Sot, rreth orës 18:35, Policia u njoftua për një vetëaksident që ka ndodhur në fshatin Qungur të Pejës. Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi ka pësuar vdekje, e cila u konfirmua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes” tha Rugova.
Rasti është duke u hetuar nga Trafiku Rajonal i Pejës.
Policia inkurajojnë qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të jenë të vetëdijshëm për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve në rrugë.