Telegrafi

Vetaksident në Deçan, nuk ka të lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur këtë të premte në Deçan, ku një veturë ka përfunduar mbi betonin ndarës të korësive të rrugës.

Si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se aksidenti është raportuar rreth orës 15:30. /Telegrafi/