Pasditen e së martës në Lëbushë të Deçanit ka ndodhur një vetaksident me pasoja fatale.
Policia e Kosovës njofton se rreth orës 17:20, janë informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lёbushё- Deçan.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё automjet (furgon).
Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i dyshuari (shoferi) humb kontrollin mbi automjet dhe pёrplaset pёr njё shtyllё betoni.
“Si pasojё e kёtij aksidenti njёri nga personat e lënduar ёshtё sjellё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pa shenja jete, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa tre tё lënduarit tjerё janё sjellё poashtu nё spitalin rajonal, por njёri nga tё lënduarit pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё”, njofton Policia e Kosovës.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёsa i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё./Telegrafi/