Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vet-plagosjes në Komoran të Drenasit.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 10:30.
“Viktima mashkull kosovar për shkaqe të pa njohura është vet plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe po merren me hetimin e rastit. /Telegrafi/