Një djalë i ri që çdo ditë praktikon vrapimin nëpër lagje, kishte menduar një ide brilante për të argëtuar fëmijët e mbyllur nëpër shtëpi nga pandemia e coronavirusit.
Sapo kishte dëgjuar që autoritetet britanike kanë urdhëruar mbylljen totale me shpresën se do ta luftojnë përhapjen e COVID-19, 32-vjeçari Ben Haye kishte porositur një kostum të karakterit të pëlqyer të fëmijëve “Spidermanit”, transmeton Telegrafi.
Kështu sa herë që del për të vrapuar nëpër lagje i veshur si Spidermani, u afrohet fëmijëve në dritare të cilët me padurim e presin për ta parë.
Haye që jeton dhe vepron në Bolsover të Anglisë, thotë se kjo po e bën të lumtur duke e ditur se fëmijëve u mungojnë lodrat e parqet nëpër lagje. /Telegrafi/