Telegrafi

Vështirësohet transferimi i Dani Olmos te Barcelona, Leipzig i ofron kontratë të majme spanjollit

Barcelona prej kohësh është duke kërkuar rikthimin e Dani Olmos në Camp Nou.

Mesfushori ofensivë ishte larguar në vitin 2014 nga Barcelona në moshën 16 vjeçare për te Dinamo Zagreb, ku shkëlqeu para se t’i bashkohej RB Leipzig në verën e vitit 2020.

24-vjeçari është lidhur me një rikthim në Camp Nou, por që Leipzig ka refuzuar çdo ofertë të Barcelonës për yllin e tyre.

Mediat gjermane kanë raportuar se rikthimi i Olmos te Barcelona është komplikuar, pasi Leipzig është afër t’ia vazhdoj kontratën spanjollit.

Skuadra gjermane i ka ofruar kontratë të re yllit të tyre deri në verën e vitit 2027, kontratë nga e cila do të fitonte pesë milionë euro neto në sezon.

Olmo pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez, por lojtari ka dyshime nëse do të gjente hapësira në formacionin bazë te Barça.

Reprezentuesi spanjoll këtë edicion ka zhvilluar shtatë ndeshje me Leipzig, ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/