Industia muzikore shqiptare ka qenë ndër më të prekurat nga pandemia coronavirus.
Përfshirë këngëtarët e njohur që mbajnë koncerte, në të janë edhe DJ-të e njohur të estradës.
Për të përshkruar më mirë se në çfarë vështirësi kanë kaluar këta artista, ekipi i Telegrafit ka intervistuar DJ PM.
Ky i fundit njihet për organizimet që bën në mbarë vendin, duke kaluar edhe në vendet evropiane.
Ai kishte folur për kohën se si kishte kaluar gjatë izolimit, e shkaktuar nga pandemia globale.
“Të njëjtën kohë nuk ka qenë edhe aq e rëndë, pasi punojnë shumë moti në këtë profesion është dashur të kursejmë pak, të kemi rezerva, por nuk bën të ankohemi”, është shprehur ai.
Por, se a e ka ndaluar kjo që të mbajë muzikë, ai tregoi rrjedhojën e punës gjatë këtyre ditëve.
“Kemi mbajtur muzikë, por sikur herëve të tjera siç e kemi çdo ditë, ka qenë e vështirë, pasi kemi lëshuar muzikë më pak”.
PM përndryshe ka folur edhe sa i përket ndihmave financiare nga institucionet shtetërore, të cilat nuk kanë mjaftuar për biznesin që ai posedon. /Telegrafi/