Festivali i Filmit në Kanë 2021 ka filluar! Ngjarja legjendare është rikthyer, duke sjellë shkëlqim, magjepsje dhe modë përsëri në Jug të Francës.
Dhe ndërsa ne mund të mos jemi në gjendje të shohim filmat e zhurmshëm që shfaqen në festival, ne mund të shijojmë modën nga tapeti i kuq.
Ky vit duket se ka të bëjë me tonet e ndritshme dhe fytyrat e pastra. Mjaft me pamjet e bezdisshme të dikurshme. Le te festojmë!
Pjesë e ngjarjes ishte edhe Bella Hadid, e cila doli në tapetin e kuq për shfaqjen e filmit “Annette” në një fustan bardh e zi, i detajuar me një nga trendet kryesore të kësaj vere – shall i mbështjellë rreth qafës, i ngjitur me pjesën e sipërme të veshjes.
Më poshtë ua sjellim kostumet dhe fustanet më të bukura nga Festivali i Filmit në Kanë 2021: