Këngëtarja Jonida Maliqi është pa dyshim njëra ndër femrat më me stil të estradës.
Sa herë që bie fjala për modën në Shqipëri, emri i parë që të shkon në mendje, është emri i saj.
Jonida është gjithashtu pronare e një butiku shumë të fekuentuar në Tiranë, ndërsa promovon gjithmonë veshjet e saj përmes imazheve në rrjetet sociale.
“Në fakt nuk bëj asgjë të veçantë nga femrat e tjera, sigurisht që përkujdesem për mënyrën e të ushqyerit dhe bëj gjithashtu aktivitet fizik trajtimet estetike janë kthyer në regjim tanimë. Moda për mua ka të bëjë me ‘lifestyle’, është një farë statusi që i përket çdo individi te dikush është më e dukshme tek të tjerët më pak ama varet se sa komfort dhe guxim ke që të jesh vetëvetja”, është shprehur javë më parë këngëtarja në një intervistë për Telegrafin.
Për tu dukur çdo ditë bukur dhe trendi, këngëtarja Maliqi harxhon mjaft, dhe këtë e vërtetojnë edhe çmimet e veshjeve të saj në një nga fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale.
Vetëm çanta e saj nga Channel, kushton rreth 4490 euro, e sandalet nga Givenchy, kanë çmimin prej 410-të eurove.
Diçka më pak kushtojnë syzet e markës Adam Selman, të cilat këngëtarja i kishte vënë në këtë fotografi. Ato kapin shifrën prej 100 eurosh. /Telegrafi/