Telegrafi

Veshjet për shtatzëna i reklamuan me modele të zakonshme, që kishin fryrë pjesën e barkut (Foto)

Modelja shtatzënë është nervozuar me kompanitë që merren me industrinë e modës, që reklamuan veshjet për shtatzëna me modele të zakonshme, që e kishin fryrë pjesën barkun duke futur poshtë rrobave nga një jastëk.

Sylvia Flote nga Norvegjia, ka thënë se grave poi u merret fuqia që kanë, duke bërë reklama shumë të pasinqerta dhe të panevojshme, transmeton Telegrafi.

“Më duket e pakuptimtë, se si një modele tepër e hollë, të reklamojë veshje për shtatzëna. Të gjithë trupin e ka të hollë, vetëm një bark të madh” ka thënë Flote.

Improvizimi për reklamë

Sipas saj, ka shumë shtatzëna të bukura, që do e hijeshonin reklamën dhe ta bënin shumë më reale, në krahasim me modelet që nuk kanë lindur kurrë fëmijë.

Në anën tjetër, kompania që ka bërë këtë reklamë, ka thënë se improvizimi është bërë, që të mos lodhen shtatzënat.

Qëndrimi i gjatë në këmbë, derisa të realizohen fotografitë, është konsideruar shkaktari që po angazhohen modelet e zakonshme. /Telegrafi/