Të enjten, “amfAR Gala” u rikthye në Kanë.
E mbajtur në bashkëpunim me Festivalin e Filmit në Kanë, ngjarja e profilit të lartë thërret yje nga e gjithë bota për të mbledhur para për të mbështetur përkushtimin e organizatës për kërkimin mbi SIDA-n.
“amfAR Gala” e këtij viti në Kanë 2022, e mbajtur në Hotel du Cap-Eden-Roc, përmban një program vezullues me shfaqje nga Christina Aguilera, Ricky Martin dhe Charli XCX.
Por përpara se të fillonte “amfAR Gala”, të pranishmet me paraqitje të bukura pozuan për fotografët në Rivierën Franceze.
Më poshtë, shikoni të gjitha paraqitjet më të mira në tapetin e kuq dhe pamjet nga “AmFAR Gala” në Festivalin e Filmit në Kanë 2022: