Reperja Tayna është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas qëndrimit disa javor atje.
E ndjekur nga mbi një milion njerëz tashmë në rrjetin social Instagram, Tayna renditet si një ndër reperet shqiptare me më së shumti influencë në këtë rrjet social.
Shpesh, reperja nga Prizreni publikon fotografi të ndryshme nga aktivitetet muzikore, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese dhe atraktive.
Së fundmi, Tayna ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft sportive në një veshje të ngushtë me ngjyrë neoni.
Duke vënë në pah kthesat e saj trupore, ajo bëri që e gjithë vëmendja e fansave të kthehet kah vija trupore e saj.
“Nuk ka nevojë për asgjë që t’ju sjell ju gjithçka”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/