Site icon Telegrafi

Me veshje kombëtare dhe duvak në kokë, Eli Fara kujton veten kur ishte 15 vjeçe (Foto)

Këngëtarja e njohur Eli Fara vazhdon të mbetet një ndër zërat më të pëlqyer të muzikës popullore dhe qytetare.

Ndonëse është 49 vjeçe, ajo ka ditur të ruajë mjaft mirë linjat dhe sharmin, duke bërë kështu që mosha për të, të jetë vetëm numër.

Eli është bërë jo pak herë temë e medieve, dhe shkas për këtë kanë qenë kryesisht thashethemet ose imazhet që kanë të bëjnë me vajzën e saj, megjithatë lidhur me këtë gjë ajo nuk është prononcuar asnjëherë.

Lexo po ashtu VIP-at shqiptarë që i mbijetuan kohës (Foto)

Kësaj here, në syrin e medias ra një fotografi e këngëtares e publikuar në llogarinë personale në Instagram, e cila i kthen ndjekësit e saj në ‘restrospektivë’, duke u kujtur se si dukej ajo kur ishte vetëm 15 vjeçe.

Flokët e zeza e karakterizonin edhe atëherë këngëtaren Eli Fara, gjersa pëlqente të vishej me veshje kombëtare dhe duvak në kokë.

Qëndrimi dhe eleganca duket të kenë qenë gjithnjë pika e saj më e fortë. /Telegrafi/

Exit mobile version