Site icon Telegrafi

Me veshje ekstravagante, Melinda Ademi publikon këngën “Nashta”

Melinda Ademi (Foto: YouTube)

Melinda Ademi është ndër rep-artistet më të njohura në estradën shqiptare, ku së fundmi ka edhe prurje të reja muzikore.

Përkundër kësaj, bukuroshja shqiptare është aktive në rrjete sociale, duke mbajtur të azhurnuar fansat e saj.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e saj më të re.

“Nashta” titullohet projekti, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur, Tonic, Bannzz dhe Fatjon Miftari.

Lexo po ashtu Me imazhe atraktive nga klipi, Melinda njofton se “Nashta” publikohet të premten

Me një klip të veçantë, ku edhe shihet me veshje ekstravagante, Malindës një paraqitje të tillë ia ka mundësuar Cinegr8.

Sidoqoftë, që në minutat e parë projekti i saj ka filluar të pëlqehet mjaft shumë nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version