Site icon Telegrafi

Veshja që Hailey Bieber zgjodhi për festën e ditëlindjes

Haily gjatë vikendit festoi ditëlindjen e saj të 24-të.

Bieber para festës ndau disa foto me ndjekësit e saj ku tregon zgjedhjen fantastike të veshjeve për ditëlindje.

Duke na servuar pamje me të vërtet seksi, Hailey veshi një fustan të shkurër Saint Laurent me një të çarë në kofshë dhe një prerje poshtë dekoltes.

Midis të gjitha fotove të pantallonave të xhupave, ky është momenti me shkëlqim që na ka munguar gjatë vjeshtës.

Në mbishkrim, Hailey falënderoi fansat dhe miqtë e saj për mbështetjen në ditëlindjen e saj, duke shkruar: “24✨✨ ndihem kaq mirënjohëse. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mesazhet e mira”.

Nuk dihet se si bukuroshja festoi ditëlindjen, por duke u bazuar në foto, duket se ajo zgjodhi të kaloj natën me burrin e saj Justin Bieber. /Telegrafi/

Exit mobile version