Rita Ora ka vazhduar të tërheqë vëmendje me zgjedhjet e saja të gardërobës.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka qenë e ftuar në edicionin gjerman të ‘The Voice’ për të interpretuar hitin e saj më të fundit, “Anywhere”.
Për këtë rast, 27-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan me pupla që e kishte kombinuar çizme të gjata.
Ajo e ka postuar edhe një fotografi në Instagram me këtë veshje, ndërsa jo të gjitha komentet ishin pozitive për zgjedhjen e saj.
Rita vazhdon të jetë e përfolur në faqet rozë, jo vetëm për muzikën, por edhe për jetën e saj private.
Shpeshherë ka pasur thashetheme për lidhje të ndryshme të këngëtares që ka lindur në Prishtinë.
Së fundmi është thënë se ajo është lidhur me Andrew Watt, me të cilin ishin fotografuar në një aeroport.
Për më shumë, është thënë se çifti është në lidhje që nga muaji tetor i këtij viti. /Telegrafi/