Nuk është sekret që Catherine, Dukesha e Kembrixhit ka një mori fustanesh dhe veshjet elegante në garderobën e saj.
Por kohët e fundit, Kate ka përzier veshjet e saj për paraqitjet publike me veshje të thjeshta që shfaqin detaje të ulëta, duke përfshirë pantallona me atlete dhe për daljen e saj më të fundit, xhinse të gjera.
Po, e lexove mirë. Për daljen e saj të fundit në Muzeun e Historisë Natyrore, ku Kate është mbrojtëse mbretërore, Dukesha kishte veshur një xhaketë të lavdishme rozë salmoni nga marka Chloé (e cila, natyrisht, tashmë është shitur), me një palë xhinse të hollë të gjera me bel të lartë, një bluzë të bardhë dhe atlete nga marka Veja – të preferuarat e Meghan Markle gjithashtu.
Kate përfundoi pamjen me një gjerdan prej ari me nga Daniella Draper dhe një palë rrathë të ngjashëm.
Oh, dhe një maskë me lule për fytyrën , të cilën ajo e mbante brenda muzeut. /Telegrafi/