Site icon Telegrafi

Veshja “e rrezikshme” e Dua Lipës

Dua Lipa (Foto: Timothy Hiatt/Getty Images/Guliver)

Dua Lipa nuk është e njohur për ekspozimet e tepruara, qoftë në pozimet e saja për revistat e njohura, apo për fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.

Kësaj radhe këngëtarja shqiptare ka ardhur me një veshje që e ka ngacmuar paksa imagjinatën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Përmes fotografive të publikuara në Instagram, ajo ka treguar se nuk mbante jelekë nën rrobat e saj.

Madje, 23-vjeçarja e ka ekspozuar edhe një pjesë të gjoksit, por e ka përdorur një yll dhe dorën e saj për ta mos u parë në imazh.

“E rrezikshme, por është në rregull”, ka shkruar Dua në përshkrimin e fotografisë në profilin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version