Site icon Telegrafi

Veshja e Nicole Kidman për kopertinën e Vanity Fair i ka ‘tronditur’ fansat

Nicole Kidman mbulon kopertinën e Vanity Fair në një kombinim të pakët nga koleksioni i shumëpërfolur i Miu Miu, i pranverës 2022.

Ylli i “Being the Ricardos”, 54 vjeç, modeloi një minifund me rrip të ulët, aq të shkurtër, saqë praktikisht u kualifikua si një rrip, së bashku me sytjena të përputhshme.

Puna e stilistes britanike Katie Grand, u përfundua me çorape ngjyrë hiri dhe këpucë me majë.


Por, lexuesit e revistës nuk ishin tamam të entuziazmuar për të parë yllin e ekranit vazhdimisht magjepsës në një pamje të nxjerrë në dukje nga videoklipi “Baby One More Time” i Britney Spears.

Lexo po ashtu Qindra e mijëra dollarë: 16 prej fustaneve më të shtrenjta që vajzat e famshme kanë veshur!

“Ajo është një aktore e kompletuar që është nominuar për Oscar. Pse është e veshur si një vajzë shkolle? Nuk është mirë”, komentoi njëri në postimin e kopertinës në Instagram të Vanity Fair, ndërsa një tjetër shkroi, “Do të doja të dëgjoja konceptin pas kësaj…sepse nuk e kuptoj”.

“Nicole Kidman është e pabesueshme, por ky stil është i tmerrshëm. Jam i tronditur që ajo pranoi këtë”, tha një i tretë, ndërsa një i katërti pyeti, “Kush mendoi se kjo ishte një ide e mirë?”.

Shoqet e famshme të Kidman duket se po ndjejnë gjithashtu krijimet e fundit të Miu Miu; Emily Ratajkowski ishte ndër të parat që veshi një pamje nga koka te këmbët nga koleksioni në Çmimet e Modës CFDA 2021 në nëntor, ndërsa Hailey Baldwin modelon një markës. /Telegrafi/

Exit mobile version