Historia e Vesës ka qenë njëra nga ngjarjet që ka bërë bujë më së shumti këtë edicion të Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo e ka përmendur shumë shpesh historinë e saj me ish-të fejuarin e saj, Mërgim Berishën, të cilin sipas saj ia mori shoqja e ngushtë, dhe ata tashmë janë të martuar.
Për këtë rast së fundi ka reaguar edhe një shoqe e mirë e Vesës, Artiola, e cila e ka rrëfyer versionin e saj, në mbrojtje të shoqes së saj, Vesës.
Vesa teksa është ende e prekur nga ky rast, dukej se është mërzitur shumë prej faktit që Edona po e ngacmon shumë shpesh Adrin, i cili është i lidhur me Ilirianën.
Vesa sa ishte nën shoqërinë e Domenikut, Azemit dhe Lindës, u shpreh: “Dukujt këtu ia ka marrë burrin shoqja, edhe me e bë këtë lojë, edhe pse po duket “funny” për do, s’është “funny”.
Edona edhe është shprehur me Bucin që fakti se fakti që Adri është në lidhje i duket edhe më interesante. /Telegrafi/