Site icon Telegrafi

Veseli takon ‘heroinat’ e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se sot ka takuar xhudistet e njohura kosovare Majlinda Kelmendi dhe Nora Kelmendin si dhe trajnerin Driton Kuka e kryetarin e Federatës së xhudos, Agron Kuka.

Veseli i quan xhudistet heroina bashkëkohore të Kosovës dhe thotë se Kosova duhet të krijojë hapësirën e duhur që të rinjtë të përfshihen më shumë në sfera të ndryshme të jetës në Kosovë.

“Pata një kënaqësi të jashtëzakonshme që prita në takim Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën së bashku me Driton dhe Agron Kukën”.

“Dy heroina bashkohore të Republikës së Kosovës që e me talentin dhe punën e tyre të palodhur e kanë ngritur flamurin tonë në nivelet më të larta të sportit ndërkombëtar”.

“Ne duhet të krijojmë hapësirën e duhur në mënyrë që të rinjtë tanë mund të përfshihen më shumë në sfera të ndryshme të jetës shoqërore në Kosovë sepse vetëm ashtu mund të eci më shpejt përpara vendi ynë”, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Koha.net

Exit mobile version