Lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar masakrën e Srebrenicës të kryer 22 vjet më parë.
“Sot kujtojmë me dhimbje Srebrenicën, e cila, 22 vjet më parë, përjetoi masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ky gjenocid që tronditi botën mbetet dëshmi se sa e rrezikshme është ideologjia ekstreme nacionaliste. Këtë, populli i Kosovës e di më së miri, sepse ishte viktimë e këtij mentaliteti. Rajonit i duhet ruajtja dhe forcimi i paqes”, ka shkruar Veseli në Facebook.