Site icon Telegrafi

Veseli: Nga viti i ardhshëm rriten pagat për stafin shëndetësor

Mjekët dhe i gjithë stafi shëndetësor nga viti i ardhshëm do të kenë rritje të pagave.

Kështu bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli ka thënë se do të ketë edhe investime të tjera në shëndetësi, të cilën ua konfirmuar edhe Sindikatës së Shëndetësisë.

“Mjekët dhe i gjithë stafi shëndetësor nga viti i ardhshëm do ta marrin pagën me rritje. Gjatë diskutimit që pata sot me drejtuesit e Sindikatës së Shëndetësisë, konfirmova se me një pako fiskale dhe Ligjin për Buxhetin 2019, do të përfshihet kjo rritje, por edhe investime të tjera që transformojnë gjendjen në sektorin e shëndetësisë. Po ashtu, do t’i përgjigjemi një shqetësimi të infermierëve të ngritur nga kjo sindikatë. Shëndetësinë e kemi prioritet. Dua ta përgëzoj Ministrin Uran Ismaili dhe gjithë stafin shëndetësor për punën që kanë bërë dhe po bëjnë në kthimin e besimit të qytetarëve tanë në shërbimet publike shëndetësore”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version