Site icon Telegrafi

Veseli në ditën e Evropës: Vonesat për heqjen e vizave, njollë për BE-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë sot në Ditën e Evropës se BE-ja duhet t’u përmbahet obligimeve dhe premtimeve të veta për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës pasi vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Veseli ka thënë se izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës nga liria e lëvizjes në BE, sot në Ditën e Europës është një njollë për BE-në.

“Kosova ka vetëm një vizion dhe ndjek vetëm një rrugë: Integrimin në botën perëndimore. Kjo është një e drejtë historike e popullit tonë, që jo vetëm gjeografikisht, por edhe në vlera dhe identitet i përket kësaj bote. Kosova beson dhe punon në këtë drejtim. As sfidat që sot kemi, e as hezitimet e institucioneve të BE-së, nuk do të mund të na ndalin në të drejtën tonë legjitime. Kosova ka përmbushur detyrat e saj për liberalizimin e vizave. BE duhet t’u përmbahet obligimeve dhe premtimeve të veta. Izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës nga liria e lëvizjes në BE, sot në Ditën e Europës është një njollë për BE-në”, ka shkruar Kadri Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version