Telegrafi

Veseli: Marrëveshja me Serbinë duhet të garantojë njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka përshëndetur iniciativën e SHBA-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Në një shkrim

Veseli ka shkruar në Twitter se institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë që marrëveshja finale garanton njohjen e pavarësisë dhe anëtarësimin e vendit në OKB.

“E mirëpres iniciativën e Richard Grenell, për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë një marrëveshje që garanton njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Roli i të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajcak në këtë proces është me rëndësi”, ka shkruar Veseli në Twitter.

Këto komente në Twitter, Veseli i ka bërë pak orë pasi të mërkurën gjatë ditës ka takuar të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.