Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka sjell në pikën më të ulët raportet Kosovë-SHBA që janë ndërtuar qe disa dekada.
Duke folur për antiamerikanizmin në Kosovë, Veseli tha se Kurti nuk ka dalë në mbështetje të asnjë procesi që Kosova ka arritur në koordinim me SHBA.
“Më 1999 kur u bë marrëveshja e Rambujesë ishte presidenti Klinton dhe ndodhën bombardimet, Albini ishte kundër. Më 2008 kur e shpallëm pavarësinë në kohën e presidentit Bush, Albini nuk besonte dhe ishte kundër. Më 2015 në demarkacion ishim në koordinim me presidencën Obama, Kurti ishte kundër. Sot me presidentin Trump për marrëveshjen finale, ai prapë është kundër. Këto janë fakte”, tha Veseli në Klan Kosova.