Site icon Telegrafi

Veseli i ashpër me LDK-në: Janë bërë kopje e VV-së (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë intervistës për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për çështjen bashkëpunimit LDK-VV rreth proceseve të rëndësishme për vendin.

Veseli ka thënë se LDK është agjente e VV-së.

Lexo po ashtu Veseli: Sjellja e LDK-së dhe VV-së karshi dialogut, e dhimbshe dhe me mentalitet qyqar (Video)

” Mentaliteti i VV me djeg Kosovën tani i modifikuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me çjerrje e deri në tradhti…LDK është agjente e VV-së, është kopje e sajë. Kush thirrte Isë Isë argati Serbisë, kush është tash bashkë? Nuk të duhet pushteti kur je qyqarë, nuk të jep fuqi pushteti…”, ka deklaruar Veseli.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se LDK dhe VV kanë një qëndrim bllokues rreth dialogut, dhe se nuk pranojnë të vijnë në takime pasi që kanë aleatët e vetë imagjinarë.

Veseli ka thënë se nuk heq dorë nga përgjegjësia shtetërore, duke theksuar se nuk ka frikë të përballet me Serbinë.

“Kushdo nga opozita le të vjen në vend të partisë teme, unë po shkoj në opozitë. Nuk heki dorë nga përgjegjësia shtetërore, dhe nuk kam frikë të përballem me Serbinë. Në bazë të këtij mentaliteti që ka opozita ne kurrë nuk do të bëhemi bashkë”, theksoi Veseli.

Sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje, Veseli ka thënë se LDK e VV janë kundër zgjedhjeve, pasi që sipas tij ata frikësohen nga zgjedhjet për shkak se kanë me humb.

“Ata janë kundër zgjedhjeve, frikohen nga zgjedhjet për shkak se kanë me humb ma rëndë se çdo herë nga qytetarët… por e kanë zgjedhur një mënyrë të frustrimit ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe proceseve e cila nuk i ndihmon Kosovën. Kosova është e shenjtë, dikush ka pagu këpucë e dikush ka pagu gjak”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Exit mobile version