Vesa Luma ka thënë se në asnjë moment nuk është përpjekur ta fshehë barkun e saj gajtë kohës kur po pret fëmijën e saj të parë.
Këngëtarja dhe partneri i saj, Big Basta, janë në pritje të një djali.
“Më në fund na doli pak barku. Gjashtë muaj. Kam parë shumë shkrime kohë pas kohe…jo,nuk e kam fshehur barkun, sepse është gjëja më e bukur që mund të ndodhë në trupin e një femre…”.
“Kam fat që po kaloj një shtatzëni të shëndetshme dhe falë aktiviteteve dhe fitnesit që në fillim, ndoshta ka marrë pak kohë deri sa e nxori kokën ky çuni im”.
“Po e ndaj këtë lumturi me juve dhe do të mundohem që tash e tutje, kohe pas kohë të ndaj momente tjera që mbase mund të frymëzojnë apo bashkëndjejnë nënat e reja”, ka shkruar Vesa. /Telegrafi/