Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Vesa Smolica, ka bërë një deklaratë të rrallë në “Top Arena”.
Teksa u pyet për thashethemet se ka pasur pëlqim për Romeon, ajo tha se diçka e tillë nuk ka qenë.
“Është përfolur se ke pasur një pëlqim për Romeon”, ka qenë pyetja që iu drejtua këngëtares nga Kosova.
“Jo nuk është e vërtetë. Kam pasur pëlqim për njeriun e mirë që ka qenë”, u shpreh ajo.
Artistja e njohur theksoi: “Po i kam thënë edhe kur ishim në shtëpi që më plotëson mallin e vëllanë”.
Vesa u komentua tejet shumë për këtë pjesë për shkak të disa gjesteve që ka bërë kundrejt moderatorit nga Vlora.
Romeo nga ana tjetër po shijon një lidhje dashurie me Heidi Bacin, me të cilën gjithashtu u njoh në këtë format. /Telegrafi/