Vesa Smolica është ndër këngëtaret që njihet për veçantinë në projektet muzikore.
Bukuroshja brune në një postim në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se ka sjellë këngën e re.
Bëhet fjalë për projektin “Kaj”, për të cilin ajo vazhdimisht ka sjellë sekuenca e fotografi nga xhirimet e klipit.
Për melodinë dhe tekstin është përkujdesur vetë artistja, ndërsa për instrumentalin ka punuar producenti Gëzim Lazri.
Në klipin e saj ka punuar Enis Nishori, ndërsa ajo shfaqej atraktive me veshjet dhe stilimin e Egzon Kazagiqi.
Theksojmë se që në momentin e parë të lansimit, “Kaj” ka filluar të pëlqehet në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së saj.
Po ashtu ajo ka filluar të komentohet edhe për veshjet ekstravagante, përmes së cilave theksonte linjat trupore. /Telegrafi/