Ajo është njëra nga artistet më të talentuara të estradës, e cila interpreton në mënyrë të shkëlqyeshme këngët e saj.
Bëhet fjalë për këngëtaren Vesa Smolica, e cila vazhdon të qëndrojë afër fansave të saj përmes imazheve të ndryshme.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde është shfaqur tejet aktive me pozat e reja.
E veshur me një fustan me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, Vesa dukjes i ka bashkangjitur edhe një makijazh me shkëlqim.
Në po të njëjtin postim ajo ka shfaqur edhe stilin e ri të flokëve, të cilat ka vendosur ti lidh lartë kokës.
Ndërkaq, “N’shpirt” titullohet projekti i fundit nga ajo, që erdhi në bashkëpunim me kitaristin Faton Macula. /Telegrafi/