Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Smolica, është duke u komentuar në masë të madhe nga fansat.
Krejt kjo vjen për shkak të imazheve provokuese të saj në rrjete sociale, në të cilat nuk kursen të zbulojë pse të trupit.
Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bione ka mahnitur mijëra ndjekësit e saj.
E ulur në disa shkallë, Vesa është shfaqur me bikini të zeza, ndërsa mbi to mbante një bluzë të të njëjtës ngjyrë.
Sikurse edhe çdo postim tjetër, edhe në këtë të fundit janë vënë në pah linjat e mrekullueshme trupore të saj.
Po ashtu, në përshkrim ajo ka vendosur të citojë disa vargje të Migjenit, ndër përmend që është si vullkan.
“E unë jam vullkani që fle i fashitun. Por, kur të vijë dita të gjitha kam që t’i qitun”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se “N’shpirt” titullohet projekti i saj i fundit muzikor, që erdhi në bashkëpunim me kitaristin Faton Macula. /Telegrafi/