Këngëtarja Dua Lipa i bën vazhdimisht krenarë shqiptarët me sukseset e saj të vazhdueshme.
Të lumtur për arritjet e saj janë edhe shumë prej këngëtarëve vendorë, të cilët krenohen me suksesin e shqiptares jashtë vendit.
E njëra ndër to është edhe këngëtarja nga Prishtina, Vesa Luma, e cila tash e sa muaj është zhvendosur në Zelandën e re me bashkëshortin dhe djalin e saj.
Vesa ka publikuar së fundmi në InstaStory videon e re të Duas “Electricity”, ndërsa ka treguar se aktualisht është kënga më e dëgjuar në Zelandë të Re.
E lumtur për këtë gjë, Dua kur ka parë postimin e Vesës, e ka shpërndarë atë në InstaStory-n e saj si për ta falënderuar për mbështetjen që po i jep.
Kjo ka treguar dy këngëtaret shqiptare ruajnë një miqësi të mirë mes vete, dhe janë ndjekëse të njëra-tjetrës në Instagram.
Vesa Luma ka qenë një prej emrave të preferuar të Vesës, që e ka ndjekur gjithnjë në rrjetet sociale. /Telegrafi/