Site icon Telegrafi

Vesa Luma kërkon ndihmën e fansave për stilin e ri të flokëve

(Foto: Facebook/Vesa Luma)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vesa Luma ka tregua se ka frikë që të bëjë ndryshime në stilin e flokëve të saj dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e ndjekësve për modelin e ri në dukjen e saj

“Frika ime më e madhe – eksperimentimi me flokët”, shkruan në fillim të postimit të këngëtares.

“Nga këto mini-eksperimente (duke iu referuar disa fotografive me stile të ndryshme), çka mund të bëjë tutje një frikacake si unë?”, i ka pyetur këngëtarja fansat e saj duke ia bashkëngjitur hashtagun “më duhet ndihma juaj”.

Ndryshe, këngëtarja e cila jeton në Zelandën e Re, ka premtuar që gjatë vitit 2021 do të vijë me materiale të reja muzikore.

Ajo ka qenë pasive gjatë vitit që lamë pas, sidomos edhe për shkak të pandemisë, porse pritet të dëgjojmë këngë të reja nga Vesa gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version