Mbrëmë (e enjte) në Prishtinë është mbajtur një mbrëmje mes artistësh dedikuar veprimtarisë kulturore në vend, ku i ftuar ka qenë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pjesë e këtij eventi ka qenë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma dhe reperi BimBimma.
Dyshja në fjalë kanë publikuar në rrjetet sociale fotografi nga momenti i takimit me kryeministrin, ndërsa kanë treguar se ndjehen falënderues për mbështetjen e dhënë nga ai për fushën e artit.
“E nderuar që pata rastin të takoj sonte Kryeministrin e Kosovës, Z. Albin Kurti, në një mbrëmje dedikuar kulturës, për të diskutuar për rëndësinë që ajo ka në shoqërinë tonë dhe drejtimin që e meriton”, shkroi Vesa Luma në një fotografi të publikuar në Instagram, ku shihej e buzëqeshur krah kryeministrit.
Ndërkohë edhe reperi dhe tekstshkruesi i shumë hiteve, BimBimma, gjithashtu ndau me ndjekësit e tij disa fotografi nga organizimi.
Ai publikoi fillimisht një fotografi rastësore të shkrepur nga personat, duke shkruar në mbishkrimin e saj “Origjinalët, pa filtra”.
Ndërkohë më pas, reperi hodhi në InstaStory edhe dy fotografi të tjera ku mund të shihet krah Albinit dhe një tjetër të përbashkët, ku pranë ndodhet edhe Vesa. /Telegrafi/