Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu ka treguar disa herë për të kaluarën e pakëndshme që ka pasur me futbollistin, Mërgim Berisha.
Ajo fillimisht kishte treguar sa toksike e ka pasur lidhjen, dhe se ai e kishte tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën ai është martuar tani.
Vesa gjithashtu së fundi u shpreh se e kishte kuptuar që ka qenë shtatzënë dhe se e kishte humbur beben.
Ajo në një bisedë me Bleron i rikthehet edhe njëherë kësaj historie: “Unë nuk e di se si do të ndihen këta kur të kenë fëmijë. Unë e di që kur të kem unë fëmijë, ata do t’i lexojnë të gjitha.”
Më pas Vesa e mërzitur shprehet: “Unë kam shkuar për të në hotel dhe kam fjetur kur familja e tij kanë ardhur, sepse babai i tij thoshte nëse është Vesa aty, ne nuk vimë. E unë kam qënduar në hotel më shumë se 24 orë.” /Telegrafi/