Site icon Telegrafi

Vërtet u ndanë?! J.Lo dorë për dore me Casper Smart (Foto)

Jennifer Lopez dhe Casper Smart bënë bujë mediatike me “ndarjen e tyre”. Megjithatë, vazhdimisht ka pasur spekulime se ata nuk janë ndarë në të vërtetë.

Dhe tashmë është konfirmuar nga paparacit, të cilët i kanë fotografuar duke u mbajtur për dore.

Në ditën e parë të xhirimeve të dramës televizive “Shades of Blue”, J. Lo është parë dorë për dore me (ish) të dashurin e saj, Casper Smart, transmeton koha.net.

45-vjeçarja, e cila është njëkohësisht edhe producente ekzekutive e kësaj serie, është dukur mjaft e disponuar në shoqëri të, 28-vjeçarit. /Telegrafi/

Exit mobile version