Telegrafi

Version më i fuqishëm i BMW i8

Disa medie kanë transmetuar lajmet jozyrtare se BMW gjatë vitit 2016, me rastin e 100 vjetorit të tij, do të prezantojë versionin më të fuqishëm të modelit hibrid i8.

Për këtë tani sërish shkruan revista gjermane Auto Bild, të cilin këtë automobil e përshkruan si BMW Super i8 (ashtu që emri komercial i tij duhet të jetë i8S ose i8CS). Po ashtu janë publikuar edhe disa renderë të pamjes së tij eventuale, transmeton Koha.net .

Sido qoftë, ky do të jetë automobil sportiv (me shenjat koduese M100) që do të bazohet në modelin i8, por që në raport me të do të marrë eksterierin sportiv, lakim të modifikuar,frerë më të fuqishëm, goma më të gjera dhe fuqi më të madhe. Për zhvillim përkujdeset Project i team i BMW-së nën udhëheqjen e drejtorit Robert Fedeli i cili më herët ka punuar për Ferrari.

Sipas informatave jozyrtare, automobili do të jetë i rëndë rreth 1600 kg, do të kombinohet me motorin dy cilindrash 2,0 me elektromotor dhe do të ketë 517 kuaj fuqi. Shpejtësinë deri në 100 km/h do ta arrijë për rreth 3,5 sekonda, e shpejtësia më e madhe e tij me siguri do të jetë 250 km/h. Po ashtu automobili do të mund të pajiset edhe me dritat e pasme OLED.

BMW do të prodhojë 100 automobila me çmim së paku 250.000 euro për copë dhe blerësve do t’iu dërgohen gjatë vitit 2017.

Auto Blid gjerman po ashtu shkruan se BMW në vitin 2018 ose 2019 mund të ofrojë edhe M8, me dy ulëse e me 630 kuaj fuqi i kombinuar me motorin gjashtë cilindrash turbo me elektromotor.