Site icon Telegrafi

Vërshëllyen himnin e Shqipërisë dhe shfaqën parullën “Kosova është Serbi” para ndeshjes – tifozët spanjollë me veprim të shëmtuar në miqësore

Duket krejt e pakuptueshme armiqësia e spanjollëve ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve. Ditën e shtunë (dje) u zhvillua miqësorja mes Spanjës dhe Shqipërisë që përfundoi me rezultatin 2-1.

Në fillim të takimit tifozët vërshëllyen himnin kombëtar shqiptar dhe nuk lejuan që ai të nderohej siç duhej.

Takimi u zhvillua në Barcelonë, në zemrën e Katalunisë dhe lojtarët e Spanjës u përshëndetën nga një stadium plot dhe tifozët që valëvitnin flamujt spanjollë dhe duartrokitën përshëndetën himnin kombëtar.

Lexo po ashtu “Ju kurrë nuk mund ta ndalni pasionin tonë!”, Tifozat Kuq e Zi publikojnë një video nga atmosfera e zjarrtë në Spanjë

Përveç kësaj, nëpër tribunë u shpalos një flamur i madh i Spanjës, ku shkruhej: “Barcelona i përket Spanjës”. Megjithatë, këto nuk ishin thirrjet e vetme politike në ambientet brenda dhe jashtë stadiumit në Barcelona.

Disa nga tifozët spanjollë kishin përgatitur edhe një parullë të cilën e shpalosën jashtë stadiumit një mesazh skandaloz. “Kosova është Serbi – Katalunia është Spanjë” – thuhej në mesazhin skandaloz dhe qesharak të tifozëve spanjollë.

Derisa pritej të fillonte takimi, u panë flamuj të Shqipërisë në mesin e tifozëve spanjollë, gjersa të pranishëm ishin edhe tifozët kuqezi. /Telegrafi/

Exit mobile version