Kanë filluar bisedimet mes agjentit të Marco Verrattit dhe gjigantit italian Inter.
Mesfushori i Kombëtares së Italisë është i gatshëm të largohet nga kryeqyteti francez dhe skuadra e tij Paris Saint Germain.
23-vjeçari ka pasur disa probleme me trajnerin e skuadrës parisiene Unay Emery dhe po kërkon largimin.
Bisedimet mes agjentit të tij dhe Interit kanë filluar, teksa menaxheri i lojtarit i ka bërë të ditur klubit pagën që dëshiron ai.
Gjashtë milionë euro është shuma që Verratti kërkon në vit nga Interi pa përfshirë bonuset.
Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja franceze ‘Le Parisien’, PSG kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e saj.
Përpos Interit, në garë për mesfushorin janë edhe Juventus, Chelsea dhe Manchester United. /Telegrafi/