Telegrafi

“Verratti nuk largohet nga PSG”

Agjenti i Marco Verrattit, ka thënë se mesfushori i tij nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain.

Verratti ka qenë i lidhur me një kalim te Juventusi ose Barcelona, por agjenti Donato Di Campli, thotë se klubi francez nuk dëshiron ta shes.

“Ai ka kontratë deri në vitin 2021, ai dëshiron të fitojë dhe nuk dëshiron të largohet nga PSG këtë verë”.

“A do të varet nga ofertat? Jo, nuk mendoj që PSG dëshiron ta largojë Verrattin”.

“Po i them gjërat e njëjta. Shitja e tij do të thoshte, mbyllja e projektit”, ka thënë  agjenti i lojtarit. /Telegrafi/