Mesfushori italian, Marco Verratti, nuk po mendon që të largohet nga Paris Saint-Germaini.
26-vjeçari është duke luajtur në Francë që nga viti 2012, ndërsa gjatë kësaj kohe është lidhur me klube të ndryshme, në mes tyre dhe me Barcelonën dhe Juventusin.
Megjithatë, ai nuk e ka në plan të ndërrojë klub dhe dëshiron të vazhdojë të luajë në Parc de Princes.
“Nuk po mendoj për ndryshim. Nuk më intereson se çfarë thotë shtypi apo gazetarët, qoftë negative ose pozitive. Luaj për një klub që më beson dhe gjithmonë ma ka treguar këtë”.
“Jam këtu qe shtatë vite dhe asnjëherë nuk kam pasur probleme me trajnerin, sidomos në një skuadër, e cila mund të bëjë transferime të mëdha secilin vit”.
“Që nga largimi i Ibras (Zlatan Ibrahimovicit), unë kam qenë përgjegjës për më shumë gjëra, dua të vazhdoj kështu dhe të fitoj diçka të rëndësishme”.
“Ka qenë një javë e vështirë. E djallosa (Veratti është kapur duke vozitur në gjendje të dehur) dhe nuk bën të bësh gjëra të tilla kur e përfaqëson një klub të madh”.
“Kam kërkuar falje dhe do të shikojmë përpara”, ka thënë Verratti në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/