Telegrafi

Vermaelen në planet e Interit

Aventura e Thomas Vermaelen në Barcelonë është gjithmonë më afër fundit.

Sipas Mundo Deportivo, klubi kaltalunas ka shprehur gatishmërinë ta largojë mbrojtësi belg pasi ka gjetur zëvendësuesin e tij dhe ai është Matthijs de Ligt i Ajaxit.

Lexo po ashtu Icardi: Më pëlqen t'i shënoj gola Juves, kërkova në Google për Sampdorian para se të transferohesha

Vermaelen vazhdon të jetë i kërkuar nga shumë skuadra evropiane, posaçërisht ato nga Italia.

Në mesin e tyre është edhe Interi, të cilët e shikojnë ish-mbrojtësin e Arsenalit si një mundësi të mirë dhe të lirë për mbrojtje gjatë janarit.

Çmimi i lojtarit është rreth pesë milionë euro.

Vlen të theksohet se në sezonin e kaluar Vermaelen ishte i huazuar te Roma, por më pas u kthye te klubi katalunas.

Lexo po ashtu Zanetti lavdëron skuadrën, Spallettin dhe Icardin – flet edhe për objektivat e Interit

Në sezonin 2017/18 te Barça ai ka vetëm një paraqitje në të gjitha garat dhe atë në Kupën e Mbretit.

Vermaelen do të jetë një zëvendësues te Interi, por gjithmonë para Andrea Ranocchias. /Telegrafi/