Këngëtari i njohur Blero ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me Muharrem Ahmetin, këngën dhe kripin “Për ty”.
Ky bashkëpunim është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka arritur të marrë hiq më pas se dy milionë klikime në kanalin YouTube, për vetëm tre javë.
Por,, ky projekt nuk do të jetë i fundit për Bleron për sezonin veror, pasi ai ka paralajmëruar edhe tri bashkëpunime tjera.
Përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, këngëtari ka shfaqur një kalendar bashkë me datat kur do të publikohen tri bashkëpunimet e reja.
Kolë Oroshi dhe Alex janë dy emrat e parë sa i përket bashkëpunimeve, ndërsa të tretin e ka lënë surprizë.
Më 7 qershor Blero planifikon të publikojë bashkëpunimin me Kolë Oroshin, më 14 qershor bashkëpunimin me Alex, ndërsa befasinë e tretë planifikon ta publikojë më 31 qershor.
“Kjo verë do të bëhet e nxehtë sa ferri”(sic.), shkruan Blero në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/