Dy Dj-të e njohur PM dhe Dagz janë mjaft të aktivë në muzikë.
Ata e nisën verën me një bashkëpunim me Uki Latifin, këngën “Jena dashni”, e ndërsa më pas publikuan edhe një tjetër projekt, këngën “Besom” në bashkëpunim me Yll Limanin, që të dyja këto këngë shumë të pëlqyera për publikun.
Dagz dhe PM janë shumë të angazhuar me koncerte, dhe të gatshëm për të argëtuar me muzikë kudo publikun shqiptar.
Mirëpo, fansat me kureshtje pyesin se kur do të vijnë projektet e radhës nga dyshja.
Për Telegrafin, DJ PM ka treguar se befasia e radhës vjen në shtator, ku ata do të sjellin sërish bashkëpunim me një emër të njohur, e që kësaj radhe do të jetë një femër.
Se çfarë do të servojnë ata për publikun, mbetet të shihet në stinën e vjeshtës. /Telegrafi/