Telegrafi

Vera pothuajse ka mbaruar, por Rita Ora ‘ngrit’ temperaturat në pozat me bikini

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, njihet për stilin e veçantë që ka në paraqitjet skenike.

Bukuroshja bionde në rrjete sociale mundohet që vazhdimisht të mbajë të azhurnuar fansat përmes postimeve të ndryshme.

Kohëve të fundit ajo ka qenë duke shijuar pushimet në disa vende të botës, nën shoqërinë e të dashurit të ri.

Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se është ende ‘me mendje’ në pushime.

Ajo ka ndarë një video me bikini unike, në të cilën ka marrë vëmendje përmes disa lëvizjeve provokuese.

“Vera pothuajse ka mbaruar, po ja një kujtim”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Para disa ditës ajo ka mahnit me dukjen, pasi ka pozuar për çantën e markës së njohur ndërkombëtare “Fendi”. /Telegrafi/